Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Me draftin e ri të Ligjit të Pagave, mjekët mund të marrin mbi 1400 Euro pagë

Lajme 05/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Afër 3 vjet pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, Ligji i ri i Pagave është gati.

Ligji që do t’i rregullojë pagat në sektorin publik është proceduar për konsultim, kurse më pas do të shkojë për miratim në Qeveri e Kuvend.

Draftin e këtij ligji e kanë parë në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë.

Kryetarja e kësaj federate, Tevide Imeri, thotë se në parim është e kënaqur me atë që përmban draft-ligji dhe me koeficientin që është vendosur për profesionistët shëndetësorë.

“Është një ligj që relativisht është i kënaqshëm për sektorin e shëndetësisë në qoftë se e kemi kalkulu realisht ashtu siç ishte nëpër media vlerën e koeficientit…. Tash është 12 koeficienti më i lartë tek mjekët. Në rast se është vlera e koeficientit 120 siç ka qarkullu dhe duhet të jetë sipas pagës së deklaruar nga Qeveria, është më e lartë se në ligjin që është hudhur poshtë nga Kushtetuesja”, ka thënë ajo.

Megjithatë ajo ka vërejtje për dy kategori.

“Kanë bo një ndasi te infermierët ku i kanë fut një kategori fizioterapeut, logopedë dhe infermierë të radiologjisë dhe të cilat i kanë konsideru si sektore të rrezikshmërisë të lartë por unë konsideroj që ka edhe sektorë të tjera që janë të rrezikshmërisë të lartë dhe duhet të rangohen sipas diplomimit… Pakënaqësi është edhe administrata e cila nuk dihet ku saktë se ku është rangu dhe ne nuk guxojmë që t’i lëmë me një kategori me administratat e komunave të tjera”, ka thënë Imeri.

I kënaqur me përmbajtjen e ligjit është edhe kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

“Ne i kemi dorëzu ministrisë disa propozime, dmth ide, qëndrime tona për nivelin, rangimin e mjekëve. Në draftin që e kemi pa tash përafërsisht aty janë. Nuk është çështja, që nga fillimi nuk kemi fol me shuma, nuk flasim shumë por çështja është te rangimi – ne kemi kërku që rangimi të jetë meritor për mjekët”, theksoi ai.

Sejdiu shtoi se do të kërkojë që ligji të zbatohet më herët se 8 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Paga aktuale e mjekut specialist në Kosovë është 600 euro./teve1

Artikulli paraprakKjo është arsyja pse foshnjet duhet të flejnë në shpinë deri në moshën 1-vjeçare
Artikulli i rradhës Kosova pa vaksinë kundër rotavirusit

Ju sugjerojmë

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

21/07/2026 Lajme

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.