Ndjenja e djegies ose dhimbjes në pjesën e sipërme të stomakut pas ngrënies së një vakti njihet si dispepsi apo mostretje.
Problemi i tillë bën që ne të ndjehemi të fryrë, të ndjejmë të përziera dhe njëkohësisht na e le një shije acidike në gojë, transmeton Gazeta Shneta.
1.Kura natyrale
Një ilaç i mirë për të kuruar dispepsinë është vendosja e një luge çaji sodë buke në gotë me ujë, me disa pika limoni.
Gjithashtu, xhenxhefili do të stimulojë sistemin tuaj të tretjes, duke krijuar enzime për tretjen e ushqimit.
2.Merrni antacide
Këto tableta ndryshojnë acidet, të cilat kontribuojnë në dispepsi.
3. Shmangni medikamente të caktuara
Nitratet – të destinuara për zgjerimin e enëve të gjakut – shkaktojnë që muskujt në mes ezofagut dhe stomakut të realksohen, duke aktivizuar aciditetin.
Mbytësit e dhimbjes si aspirini dhe ibuprofeni mund të shkaktojnë gjithashtu dispepsinë, apo problemet me tretjen.
4.Ndaloni së konsumuari duhanin dhe alkoolin
Pirja e duhanit dhe alkoolit, apo edhe marrja e kafeinës mund të kontribuojë në dispepsi. Pirja e duhanit në veçanti mund të irritojë rreshtimin e stomakut, duke shkaktuar dhimbje në pjesën e kërthizës.
5.Ndryshoni mënyrën e të ngrënit
Dispepsia dhe fryerja e barkut mund të lindin shpesh si pasojë e ushqimeve që konsumojmë.
Ndryshimi i mënyrës së ushqyerit mund t’iu ndihmojë me këto probleme. Provoni mos të nxitoheni gjatë ngrënjes – përtypni mirë ushqimin tuaj përpara se ta gëlltisni.
Vendosni hapësira të mjaftueshme për çdo vakt dhe përpiquni t’i jepni vetës kohë mjaftueshëm përpara se të filloni ndonjë aktivitet fizik.
Gëlltitja e tepërt e ajrit mund të çojë gjithashtu në fryerje të barkut./Gazeta Shneta/