Për shpjegimin e kësaj dukurie pas lindjes, ka folur një mjek i specializuar në gjenetikë, Mikhail Gorbachev. Ai veçse shpjegon arsyen, tregon se a mund të parandalohen dhe gjithashtu tregon trajtimin e tyre.
Sipas Mikhail Gorbachev, mjek i specializuar në gjenetikë, këto shenja do të shkaktohen nga një anomali në kapilarët e lëkurës. Këto shenja janë të lindura dhe me kalimin e kohës kanë tendencën të bëhen edhe më të theksuara në ngjyrë. Zakonisht marrin ngjyrën lejla ose të kuqe të fortë. Ky problem quhet ndryshe edhe “nervus flammeus” dhe në moshë madhore lezioni do të bëhet edhe më i trashë.
A mund të parandalohet?
Jo, kjo nuk është e mundur pasi nuk është shkaktuar nga diçka që nëna ka bërë gjatë shtatzënisë. Fëmija në disa raste e pranon si pjesë të vetes këtë shenjë por në rastet e tjera mund të fillojë të humbë besimin në vetvete.
Si trajtohen?
Duke qënë se kanë tendencën të ashpërsohen dhe të thahet lëkura, mund të përdoret një krem hidratues. Mund të hiqen me lazer në moshë të vogël ndërsa kapilarët e gjakut janë më të hollë dhe për pasojë do të trajtohen me më tepër lehtësi. Nëse njolla është pranë syve apo në zonën e ballit duhet të monitorohet me kujdes pasi mund të jetë e lidhur edhe me një njollë në tru. Ky çrregullim është quajtur sindroma Struge-weber.
Pra herën tjetër që dikush do të lidhë këtë problem me menstruacionet i lexoni këtë informacion dhe më pas flisni me mjekun e fëmijës për të parë mundësinë e trajtimit./pernenat.al/