Misteri se pse foshnjet pushojnë së qari kur kapen nga nëna është zbuluar së fundi nga shkencëtarët japonezë.
Hulumtimi i ri nxjerr në pah jo vetëm konfirmimin së foshnjet relaksohen tej mase kur kapen në krahë nga nënat e tyre por edhe pushojnë së qari kur afrohen fizikisht me nënat e tyre.
Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se kur kapen dhe afrohen nga prindërit e tyre, foshnjeve u ngadalësohet rrahja e zemrës dhe automatikisht relaksohen.
Por ky proces dhe relacion foshnje-prindër nuk ndodh dhe nuk është proces aq i thjeshtë.
Përgjigjja në kujdesin e nënës ndaj fëmijës ndodh si një proces i koordinuar i përcjellur edhe me procesin e sistemit nervor dhe rregullacionet kardiake.
Studimi mund t’i ndihmojë prindërit të cilët kanë vështirësi në gjetjen apo përafrimin me foshnjat e tyre në mënyra të ndryshme, thonë shkencëtarët.
Afërsia e nënës me foshnjën është mit në vete. Por në bazë të këtij studimi shkencëtarët kanë thënë se reagimi i këtillë i foshnjave dhe me afrimin dhe pjesëmarrjen edhe të babait në kujdesin ndaj fëmijës mund ta zvogëlojë barrën e nënës që nëpër kohë ka qenë akteri kryesor në përcjelljen dhe kujdesin e fëmijës gjatë gjithë kohës.
Qetësimi i foshnjave dhe siguria e tyre që në lindje lidhet ngushtë me shqisën e të prekurit dhe aftësisë së perceptimit të lëvizjes së trupit.
Edhe pse studimi si i tillë është bërë edhe tek gjitarët e tjerë si luanët, ketrat duke mos lënë anash edhe minjtë, funksionimi i qetësimit tek të vegjlit e tyre ka qenë përafërsisht i njëjtë, çka lë të kuptojmë se ky hulumtim mund të jetë krucial për prindërit si për nënën ashtu edhe për babanë që ta kuptojnë më mirë procesin e rritjes sa më të mirë të fëmijës së tyre.