Gratë shpenzojnë qindra dollarë në kremra dhe serume të ndryshme vetëm për ta mbajt lëkurën sa më të re dhe shëndetshme.
Për shumë gra rrudhat e fytyrës janë të papranueshme pasi tregojnë më shumë për to, dhe moshën që ato kanë.
Ndërsa studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko studiuan 129 nëna për një javë. Ekipi analizoi efektet e intimitetit fizik se sa mbështetës ishin partnerët dhe se sa konflikt kishte brenda një martese.
Gjaku është marrë nga secila grua për të studiuar qelizat e mplakjes, sipas Universitetit të Utah, transmeton Gazeta Shneta.
Është zbuluar po ashtu me anë të këtij hulumtimi se seksi një herë në javë mund të ndihmojë që të mbaheni më në formë dhe të keni më pak stres.
Ndërsa po ashtu për një lëkurë sa më të re mund të përdorni edhe një dietë të shëndetshme, ushtrime të rregullta dhe shijimi i aktiviteteve anti stres./Gazeta Shneta/