Njëra nga metodat më të zakonshme që gratë zgjedhin të mbesin shtatëzënë përfshin përdorimin e një shiringe për të futur spermën në vend të qasjes natyrore.
Kjo është e ngjashme me të paturit e një inseminimi artificial por ju e bëni atë vetë dhe shmangni kostot që lidhen me procedurën tradicionale, shkruan PV, transmeton Gazeta Shneta.
Një shiringë pa gjilpërë mund të përdoret për të futur spermatozoidet e donatorëve në vaginë për inseminimet intracervikale.
Gjithashtu janë të disponueshme shiringat të cilat janë të dizajnuara posaçërisht për inseminimet duke përdorur një donator.
Sperma shtyhet në majë të shiringës e cila pastaj mund të futet në vaginë. Ky lloj i shiringës ka përparësi mbi shiringën standarde të gjilpërës.
Kjo metodë mund të jetë shumë efektive dhe shumë gra janë mbështetur në të kaluarën. Megjithatë, ju duhet të mbani në mend se ajo nuk ka të njëjtat vlerësime efektiviteti sikur që është inseminimi artificial.
Sigurohuni që gjithçka që përdorni është steril, në mënyrë që të eliminoni mikrobet që mund të jenë në vend./Gazeta Shneta/