Një metode e re e lindjeve cezariane po zhvillohet. Kjo metodë besohet se është me e lehtë si për fëmijën ashtu edhe për nënën. Në videon e mëposhtme do të shihni procedurën e sjelljes në jetë të fëmijës me metodën e re të “lindjes cezariane natyrale”. Nëna Sarah Saunders shihet e qetësuar ndërkohë që djali po del nga mitra pas prerjes cezariane.
Nëna e ka publikuar videon në YouTube për t’i inkurajuar edhe gratë e tjera që të lindin në këtë mënyrë. “Ne e keni të pamundur që të bëni lindje natyrale…metoda e lindjes cezariane është një opsion shumë i mirë”, shkruan ajo poshtë videos.
Shumë nëna preferojnë që t’i lindin fëmijët e tyre me metodën e re të lindjes cezariane natyrale, duke qenë se është më e lehtë si për nënën ashtu edhe fëmijën.
Doktorët bëjnë një prerje në mitër dhe asistojnë në daljen e kokës së fëmijës, më pas e lënë që të dalë vetë, siç ndodh me lindjet natyrale. Në vend që të dalë menjëherë nga mitra, foshnjat e lindura nëpërmjet metodës cezariane natyrale kanë mundësi që qëndrojnë më shumë se katër minuta me nënën menjëherë pas lindjes, duke e forcuar edhe më shumë lidhjen mes tyre.
Siç do ta shihni edhe në videon e mëposhtme, znj. Saunder është shumë e qetë dhe e lumtur gjatë gjithë procesit të lindjes.