Nuk ekziston ndonjë mënyrë e vërtetuar për ta parashikuar gjatësinë e një fëmije, pasi ai t’i ketë mbushur 18 vjet.
Megjithatë, disa formula mund të japin një mendim të arsyeshëm për rritjen e fëmijëve, transmeton Gazeta Shneta.
Ja disa shembuj popullorë që ka dhënë Klinika Mayo:
-Mbledhini lartësinë e nënës dhe lartësinë e babait në centimetra.
-Shtoni 13 centimetra për djemtë, ndërsa 8 centimetra për vajzat.
-Pjestojini me numrin 2.
Një mënyrë tjetër për të parashikuar gjatësinë e një fëmije është të dyfishojë gjatësinë e djalit në moshën 2 vjeçare ose gjatësinë e vajzës në moshën 18 muajshe.
Mbani mend, gjatësia e një fëmije është e kontrolluar gjerësisht nga gjenetika. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se fëmijët rriten me ritme të ndryshme. Disa fëmijë fillojnë fazat e tyre të rritjes herët, ndërsa të tjerët janë më të stuhishëm.
Nëse jeni shqetësuar për rritjen e fëmijës tuaj, bisedoni me mjekun./Gazeta Shneta/