Pavarësisht nga fakti se gratë shtatëzëna që vuajnë nga migrena zbulojnë se gjatë kësaj periudhe ato përjetojnë nje numër më te vogël dhimbjesh , mirëpo migrenat janë të lidhura me presionin e lartë të gjakut dhe munden të shkaktojnë aborte apo lindjet e parakohshme.
Sipas një studimi të bërë nga Nils Skajaa, BSc në Departamentin e Epidemiologjisë Klinike -Spitalin Universitar Aarhus, Danimarkë, rezulton se gratë shtatëzëna me migrenë më shpesh kanë komplikime në lidhje me shtatëzaninë dhe lindjen e tyre sesa gratë që nuk vuajnë nga migrena shkruan sciencedaily,përcjell GazetaShneta
Foshnjat e sapolindura, nënat e të cilëve vuajnë nga migrena gjatë shtatëzanisë gjithashtu kanë një rrezik në rritje të tilla si shqetësimi i frymëmarrjes dhe ngritjes së temperaturës.
Hulumtuesit gjithashtu kanë përdorur të dhëna nga regjistrat e shëndetësis daneze për të nxjerrë përfundimin se ilaçet e migrenës mundësisht parandalojnë disa nga ndërlikimet.
Mirëpo ,rezultatet duhet të interpretohen me kujdes, siç shpjegon Nils Skaja :
“Studimi nuk ishte i përpunuar në mënyrë specifike, megjithatë tregojnë se rreziku i komplikimeve në përgjithësi ishte më i ulët për gratë shtatëzëna me migrenë që morën medikamente krahasuar me gratë shtatëzëna me migrenë që nuk ishin trajtuar. Mjekimi nuk është shkaku i komplikimeve, por vetë migrena”
Migrenat janë relativisht të zakonshme dhe prekin dy herë më shumë gra se meshkuj. Shkaku aktual mbetet i panjohur, por hulumtimet paraprake sugjerojnë se migrena mund të shkaktohet nga stresi, lodhja ose ndryshimet hormonale si shtatzënia. /Gazeta Shneta/