Rëndësia e këtij studimi tregon se përmbajtja e qumështit të gjirit mund te ndryshoj varësisht nga gjendja e nënës dhe të ndikoj në vazhdimësi në rritjen e të posalindurit.
Në studimin e parë, raportohet se mbipesha ose obeziteti i grave para shtatzënisë shkakton ndryshime në qumështin e gjirit gjë që mund të ndikojë në rritjen e foshnjave shkruan sciencedaily, përcjell GazetaShneta.
Mirëpo , mbipesha e fëmijeve në SHBA është aktuale e vëren edhe Melinda Sothern, PhD, Profesor I Sjelljes dhe Shkencave të Shëndetit të Komunitetit në SHBA.
“Normat e obezitetit të fëmijëve në SHBA janë rritur ndjeshëm në dekadat e fundit,megjithëse shumë studime kanë treguar se ushqyerja me gji mund të jetë mbrojtëse kundër rritjes së peshës së tepërt.”
Qumështi i gjirit përmban proteina pro-inflamatore si alfa dhe interleukin – 6 ,hormone si insulin dhe leptina dhe acide yndyrore të tilla si omega – 3 dhe omega – 6.
Ekipi hulumtues ka përcaktuar zbulimin e ndërlidhjeve ndërmjet përbërjes në gjak dhe në qumështin e nënës tek gratë pas lindjes normale dhe me mbipeshë para shtatëzanisë për të përcaktuar nëse këta përbërës lidhen me masat e rritjes së foshnjave në moshën 4-8 javë.
Studiuesit realizuan se cilësitë pro-inflamatore të qumështit të gjirit ishin të lidhura me masat e rritjes së foshnjave, pavarësisht nga obeziteti i grave para shtatzënisë . Megjithatë, foshnjat e lindura nga gratë me mbipeshë treguan rritje më pak të përgjegjshme ndaj qumështit të gjirit.
“Këto studime sugjerojnë se gratë që parashikojnë të kenë një fëmijë në të ardhmen duhet ta konsiderojnë statusin e peshës së tyre si një faktor potencial rreziku për rezultate të pafavorshme të rritjes” – thote Dr.Nuss. /Gazeta Shneta/