Festat e fundvitit tashmë janë afruar dhe familjet veçse kanë filluar përgatitjet dhe stolisjen e shtëpive.
Atmosfera festive ka kapluar edhe shtëpinë e Sarës, Ledionit dhe London Noor-it.
Çifti i famshëm sot kanë zbukuruar pemën, këtë e ka bërë të ditur vetë Ledioni i cili ka postuar disa foto e video ku tregon shtëpinë.
Në njërën prej tyre Ledioni tregon korridorin, më pas dhomën e ndenjes ku menjëherë bie në sy pema e bardhë dhe televizori gjigant.
Një shtëpi e ngrohtë, po aq luksoze, sa edhe moderne, dhe plot atmosferë festive. Në foto dallon edhe qeni i tyre Jobs i cili është rehatuar në tapet. Ndërsa Ledioni e përshkruan këtë foto me tre fjalë: “Digjitalizim, Tortë limoni, pemë”. /metro