Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë më afër zgjerimin e kësaj hapësire.
Në faqen e tij zyrtar, Zemaj ka bërë të ditur se në hapësirën e zgjeruar të kësaj klinike do të trajtohen pacientët e prekur nga sëmundjet malinje shkruan GazetaShneta.
“Përkushtimi ynë është sigurimi i pajisjeve moderne për trajtim sa më gjithëpërfshirës të pacientëve me këto sëmundje të rënda, nga profesionistët tanë shëndetësorë.”, ka thënë ai./GazetaShneta/
Më poshtë, mund ta gjeni postimin e plotë:
Vizitova, Klinikën e Onkologjisë në QKUK, për të parë nga afër zgjerimin e kapaciteteve (bunkeri për vendosjen e akceleratorëve linear) për trajtimin e të prekurve nga sëmundjet malinje.
Përkushtimi ynë është sigurimi i pajisjeve moderne për trajtim sa më gjithëpërfshirës të pacientëve me këto sëmundje të rënda, nga profesionistët tanë shëndetësorë.
Lufta kundër sëmundjeve malinje është angazhim për t’i parandaluar ato, për të përmirësuar trajtimin, zgjatjen e kualitetit të jetës dhe shpëtimin e jetëve, përmes zbulimit të hershëm dhe trajtimit të avancuar mjekësor.