Ka disa shpjegime të ndryshme se pse ngërçi në fundin e shpinës është aq evident tek gratë shtatzëna.
Arsyeja e parë është ndoshta më e dukshme: shtimi në peshë. Shtatzënia mund të shkaktojë që gratë të fitojnë peshë të konsiderueshme, veçanërisht në zonën e barkut. Kjo ndryshon qendrën e gravitetit të gruas dhe po ashtu imponin një qëndrim të caktuar të pozicionit të trupit, transmeton GazetaShneta.
Ndërsa këto ngërçe janë shpesh vëtëm disa irritime të padëmshme, ato gjithashtu mund të jenë simptomatike për disa ndërlikime shtesë.
Ndonjëherë dhimbja nga kontraktimet e mitrës keqinterpretohet si dhimbje nga ngërçet e shpinës andaj duhet patur kujdes që të bëhet diferencimi mes këtyre dy simptomeve.
Si t’i lehtësoni dhimbjet?
Për të parandaluar por edhe për të ulur dhimbjen që vie nga ngërçi I shpinës, rekomandohet që të aplikoni një pecetë të ftohtë apo të nxehtë në zonën ku keni dhembje. Këtë gjë e aplikoni për rreth 10 minuta.
Një praktikë tjetër që ndihmon në përmirësimin e kësaj gjendjeje janë edhe terapitë e masazhit.
Pacientët së pari duhet të pyesin dhe të sigurohen se terapisti i tyre i masazhit është i certifikuar në mesazhin e shtatzënisë dhe ka pajisjet përkatëse për nënat shtatzëna.