Çelësi për një teknologji të re
Hulumtuesit në Caltech kanë zhvilluar një pajisje mikroskale mjekësore që së fundi mund të përdoret në “pilulat e mençura” për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet.
Një çelës për teknologjinë e re – dhe ajo që e bën atë unike mes pajisjeve të tjera mikroskale mjekësore – është se vendndodhja e tij mund të identifikohet saktësisht brenda trupit, diçka që u vërtetua më përpara, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit thonë se pajisjet janë akoma në fazën preliminare, por një ditë mund të shërbejnë si gardianë robotikë të trupave tanë, duke monitoruar traktin gastrointestinal, gjakun ose trurin e pacientit.
Pajisjet gjithashtu mund të matin faktorët që tregojnë shëndetin e një pacienti – të tilla, si: pH, temperatura, presioni, përqendrimet e sheqerit – dhe t’ua transmetojnë atë informacion mjekëve.
Ndërsa çipi aktual i prototipit mund të transmetojë vendndodhjen e tij në trup, hapi tjetër është ndërtimi i një pajisje që përveç vendndodhjes, ta bëjë edhe transmetimin e gjendjes së trurit./Gazeta Shneta/