Më shumë se 41,000 njerëz në Itali janë diagnostikuar me koronavirus dhe 3.400 kanë vdekur.
Mjekët italian që luftojnë në vijën e parë të frontit me koronavirus po përdorin ‘helmeta flluskash’ për të trajtuar pacientët me sëmundje kritike që kanë nevojë për ndihmë në frymëmarrje shkruan Dailymail.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Veglat si një helmetë transparente, e ajrit me gyp të ngushtë – janë treguar për të ndihmuar pacientët me sëmundje kritike të frymëmarrjes dhe të përmirësojnë shanset e tyre të mbijetesës.
Një ventilator është një makinë që mbështet frymëmarrjen duke futur oksigjenin në mushkëri dhe largon dioksidin e karbonit nga trupi.
Zakonisht, ventilatori është i lidhur me pacientin përmes një maskë për fytyrën, me një tub që vendoset në gojë ose hundë.
Ata shtuan se helmetat të cilat mbështillen rreth qafës kanë “disa avantazhe”.
Një, përfshin që kishte më pak të ngjarë të rridhte ajri domethënë mjekët mund të pompojnë më shumë ajër për pacientët që kanë vështirësi në frymëmarrje.
Është zbuluar gjithashtu se ishte më e lehtë dhe i lejonte pacientët të shikojnë televizion, të flasin dhe të lexojnë për shkak të transparencës së tij./Gazeta Shneta/