Për t`ia lehtësuar sadopak fëmijës tuaj dhembjet gjatë marrjen e vaksinës, jepni ujë të ëmbëlsuar për të pirë, thonë hulumtuesit kanadezë.
Shkencëtarët gjatë hulumtimit kanë theksuar që foshnjat të cilat marrin një dozë të vogël sheqeri, qajnë më pak sesa foshnjat tjera në momentin e vaksinimit.
Ata është vërejtur se kanë më pak dhembje, duke përcjellë manifestimet në shprehjen e fytyrës, lëvizjet e duarve dhe këmbëve dhe me ritmin e zemrës.
Shkencëtarët sugjerojnë që kjo teknikë të përdoret edhe tek intervenimet tjera të sëmundjeve tek fëmijët e vegjël.