Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës dr. Dërgut Aliu: Hapat që duhet t’i ndërrmerrni për planifikim të shtatzënisë

Mjeku i javës 03/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Planifikimi për t’u bërë prindër është një vendimmarrje e madhe edhe para se testi i parë i shtatzënisë të dalë pozitiv. Përmes planifikimit të shtatzënisë ju mbani veten dhe fëmijën tuaj të ardhshëm sa më të shëndetshëm që të jetë e mundur.

E, lidhur me këtë temë, ne kemi realizuar një intervistë me gjinekologun e njohur të Spitalit “Lindja”, dr. Dërgut Aliu. Doktori na tregoi për hapat që duhet ndjekur një cift që planifikon të bëhen prindër, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas gjinekologut, gjëja kryesore e planifikimit për një shtatzëni janë raportet e mira martesore. Pastaj, nga ana medicionale duhet kontrolla te gjinekologu për të shikuar nëse ka ndonjë infeksion, shkruan Gazeta Shneta.

Një çift që planifikon shtatzëninë duhet të kenë raporte të mira martesore për të planifikuar një shtatzëni të ardhshme, pastaj në aspektin medicinal duhet të bëhet një kontrollë te gjinekologu të shihet a ka ndonjë infeksion të bëhen të gjitha strishat vaginale dhe cervikale për të eliminuar ndonjë infeksion të mundshëm. Nëse të gjithë këta parametra janë në suaza të normaleve, atëherë mund të planifikohet shtatzënia, – shpjegon gjinekologu Aliu.

Mirëpo nuk është vetëm femra e cila duhet të bëjë kontrolla mjekësore paralelisht me të duhet edhe bashkëshorti, në mënyrë që të mënjanohet përcjellja e infeksioneve.

Bashkëshorti duhet të bëjë spermogramin me spermokulturë që të shikohet se mos ka ndonjë problem që duhet të mjekohet. Duhet që të dy të kontrollohen paralelisht në të njëjtën kohë, sepse nëse kjo nuk ndodh, filimisht mjekohet njëri, pastaj tjetri, ekziston rreziku i përhapjes së infeksionit, – jep detaje dr. Aliu.

Me Testin NIFTY By GenePlanet mund t’i zbuloni çrregullimet tek foshnja në shtatzëninë e hershme. KLIKONI KËTU.

Nëse një grua ka përdorur pilula kontraceptive për një vit e më shumë, atëherë për planifikimin e shtatzënisë duhet të presë 1-3 muaj më së paku.

Pas përdorimit të pilulave kontraceptive minimum është 1 deri 3 muaj që të mos planifikohet shtatzënia për shkak të ndryshimit të hormoneve që mund të ketë gruaja. Nëse merret për një kohë të gjatë më shumë se 1 vit, – tregoi doktori.

Më tutje, gjinekologu tregoi se është e preferushme që gruaja e cila planifikon një shtatzëni të përdorë acid folik si dhe gratë të cilat janë mbi moshën 36-vjeçare preferohet edhe një aspirinë.

Bashkëshortja preferohet të fillojë me acid folik nën 36 nëse është mbi 36-vjeçare preferohet edhe ndonjë aspirinë 100 mg që të përmirësojë qarkullimin e gjakut. Nëse nuk ka infeksione, sepse nëse ka përdoren antibiotikët adeukatë. Infeksionet ndikojnë në aborte. Infeksioni mund të mjekohet për një javë, – bëri të ditur gjinekologu Aliu.

Nëse një grua ka pasur ndonjë trajtim me rreze rengen preferohet që të presë për planifikim për shtatzëni 1-3 muaj.

Nëse ka pasur trajtim me rrezatim, preferohet 1-3 muaj të pritet nëse ka qenë me rreze roentgen, por nëse ka qenë magnetike kjo nuk shkakton ndonjë problem, – përfundoi dr. Dërgut Aliu.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZemra mund të përfitojë nga një dietë vegjetariane
Artikulli i rradhës A mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe trurit ngrënia e luleshtrydheve çdo ditë?

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.