Në rubrikën ‘’ Mjeku i Javës’’ kësaj rradhe vjen reumatologia, Jehona Ismaili, e cila flet për artiritin remutaoid. Ajo foli për simptomat, shkaqet, ndikimin që mund ta ketë te gratë shtatzëna, ndryshimi i temperaturave në artritin reumatoid si dhe ndau disa këshilla për personat që vuajnë nga kjo sëmundje.
Shkollën fillore dhe te mesme e kreu në Prishtinë gjate viteve 1982-1994. Fakultetin e Mjekesisë e filloi ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1994 dhe më pas për shkak të rrethanave të kohës e vazhdoi dhe përfundoi në Tiranë . n ë vitin 2002. Punoi në Qendrën eMjekësisë Emergjente nga viti 2003 deri 2005, shkruan Gazeta Shneta.
Specializimin nga Mjekësia Interne e filloi dhe mbaroi ne Prishtinë me 2005 -2010, ndërsa subspecializimin nga Reumatologjia e filloi dhe mbaroi më 2010- 2012 në Prishtinë dhe Tiranë . Qe nga viti 2012 punon si Interniste – Reumatologe pranë Klinikës së Reumatologjisë QKUK.
Është kandidate e doktoratës në Universitetin e Prishtinës me temën “Sëmundjet metabolike të kockave dhe ateroskleroza subklinike te gratë në menopauzë ”. Është autore dhe koautore e shumë punimeve shkencore të botuara në shumë revista shkencore në regjion dhe më gjerë.
Artriti remautoid është sëmundje autoimune inflamatore , që do të thotë se sistemi imun sulmon qelizat dhe indet e veta “ gabimisht” duke shkaktuar ndezje te nyjeve –inflamim.
Artriti remautoid sëmundje autoimune inflamatore që do të thotë se sistemi imun sulmon qelizat dhe indet e veta “ gabimisht” duke shkaktuar ndezje te nyjeve –inflamim. Ky proces prek mbështjellësin e hollë sinovien e cila i mbështjell nyjet si pasojë duke prekur kockat ,tendinet ,kartilagon, – tregoi ajo.
Sipas dr. Jehonës, ende nuk dihen shkaqet kryesore të artritit reumatoid.
Hipoteza dhe teori të shumëta janë thurur për të shpjeguar shkaktarët e Artritit reumatoid, por deri tani asnjë nuk është dëshmuar e qëndrueshme
♦ Predispozita gjenetike Njerëzit që lindin me gjenet specifike të quajtura HLA ( human
leucocyte antigen ) gjenotipi I klasë s së II janë të prirë që të shfaqin Artrit reumatoid.
Të dhënat e reja tregojnë pë rolin e vogël të gjeneve në këtë sëmundje
♦ Hormonet
Artriti reumatoid prek femrat më tepër se meshkut në raport 3:1 ,gjë që është menduar
të lidhet me estrogjenet , teori kjo jo e dëshmuar plotësisht
♦ Duhanpirja Ka disa të dhëna që fajësojnë duhnapirjen si shkak të mundshëm të
fillimit të Artritit reumatoid . Nga pervoja jonë klinike , të dhënat që kemi, nuk
mendojmë të qëndroj ky korelacion plotësisht!
♦ Pilulat kontraceptive
♦ Mbipesha
Dr. Ismaili tregoi se cilat janë moshat më të prekura nga artriti.
Artriti reumatoid fillon midis moshës 30-50 vjecare në gra dhe diq më vonë në meshkuj. Rreziku nga shfaqja e sëmundjes te femrat është 3.6% ndërsa në meshkuj 1.7% Artriti reumatoid mund të shfaqet edhe në moshën femijërore dhe quhet Artrit juvenil . Po ashtu kur shfaqet pas moshës 60 vjecare quhet si Artrit reumatoid me fillim të vonshëm ( LORA Late Onset Rheumatoid Arthritis ).
Dr. Jehona tregoi edhe mundësitë që artriti mund të përcillet te fëmijët.
Artriti reumatoid nuk konsiderohet cregullim inheritar. Megjithatë prania e gjeneve të caktuara rrit rrezikun për shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Hulumtime tjera flasin për të kundërtën pasi sipas tyre Artriti reumatoid ka të pranishme komponentën inheritare. Përqindja e AR në popullatën e përgjithshme është 0.5 % , ndërsa në ata me histori familjare për Artrit reumatoid 0.8% Popullata Europiane që ka predispozitë gjenetike do të zhvilloj dy herë më shumë Artritin reumatoid pasi bart gjenin HLA DR4.
Ndryshimet barometrike si temperaturat e ulwta apo tw larta mund tw ndikojnw nw artritin reumatoid.
Pavarësisht se mund ta kemi nën kontrollë Artritin reumatoid , në disa stinë të vitit sëmundja mund të acarohet apo qetësohet . Te ftohtit por edhe te nxehtit e theksuar mund të shperthej sëmundjen . Ndryshimet barometrike si temperaturat shumë të ulëta apo të larta përkeqesojnë simptomat si dhembjen dhe enjtjën e nyjeve. Shpesh pacientët na pyesin : A duhet të ekspozohemi në të nxehtë apo ftohtë ?? Të nxehtit përmirëson qarkullimin e gjakut , ndihmon furnizimin e nyjeve dhe muskujve me nutrientë të nevojshëm. Të ftohtit ndihmon kur kemi dhimbje akute . Madje edhe aplikimi Iiakullit , qeseve ne trajtë gjeli ndihmon, pasi redukton qarkullimin e gjakut , ul enjtjen e nyjeve , si rezultat pakëson dhimbjen,- bëri të ditur dr. Jehona.
Artriti reumatoid ndikon edhe te gratë shtatzëna në procesin e lindjes pasi mund të jetë më e vështirë, andaj dr. Jehona sugjeton që gratë që planifikojnë shtatzëni të konsultohen me reumatologët.
Gratë me Artrit reumatoid mund të kenë shtatëzëni të suksesshme dhe të lindin fëmijë të shëndoshë . Megjithatë lindja e fëmijës mund të bëhet e vështirë kur nena ka sëmundjen me komplikimet e veta p.sh preken kerdhokullat –ijet , pjesa e shpinës . Në këto raste mjeku mund të vendos per prerje cezariane ! Kështu qe ne cdo ditë i këshillojmë gratë e reja që para se të planifikojnë shtatëzëni të flasin me ne, së paku 3-6 muaj më parë, ne si reumatologë të jemi në dijeni pasi mund të jemi duke I trajtuar me barna që janë të ndaluara në shtatëzeni , ato duhet të ndë rpriten muaj më parë, – sqaroi dr. Ismaili.
Dr. Jehona tregoi edhe për rreziqet nëse nuk trajtohet me kohë.
Nëse sëmundja nuk diagnostikohet dhe trajtohet me kohë , komplikimet janë të pashmangshme ,shkalla e invaliditetit do të jetë e lartë. Përkundrazi Artriti reumatoid sot është një semundje tërësisht e “mjekueshme” , por jo edhe e “shërueshme”. Me këtë dua të them qe vizitat duhet të jenë të rregullta , terapia duhet të mirret ashtu siç rekomandohet pa u ndërprerë ! Fal bashkë punimit reciprok dhe korrekt mjek – pacient , ata mund të bëjnë jetë kualitatitative deri në moshë të shtyer , duke u ulur shkalla e invaliditetit. Megjithë këto masa të marra, Artriti reumatoid mbetet një semundje sfiduese në mbarë botën. Komplikimet në zemër , mushkëri ,qarkullim të gjakut janë serioze në mbarë botën, – bëri të ditur ajo.
Dr. Jehona tregoi edhe dallimet artritit reumatoid dhe osteoartritit.
Artriti reumatoid dhe Osteoartriti nuk janë aspak te njëjta! Artriti reumatoid është sëmundje inflamatore , ndërsa Osteoartriti degjenarative. Osteoartriti shfaqet kryesisht në moshë të shtyer. Rritja e peshës trupore BMI ( Indeksit të masës trupore ), I kontribon shfaqjes së Osteoartritit . Në Artritin reumatoid nyjet e prekura janë simetrike , nyje të vogla ( shuplakat , shputat ). Përkundrazi në Osteoartrit prekja e nyjeve është jo simetrike ( gjuri kërdhokulla, unazat e shpinës ). Megjithatë Osteoartriti mund të prek edhe nyjet e duarve ( nyjet e Heberdenit dhe Bouchardit ) . Janë ekzaminimet plotësuese si imazheria radiologjike , ultrazëri I nyjeve që na japin informata shtesë , pastaj laboratori ( faktori reumatoid dhe anti ccp ). Ndonjëherë vështirësi diagnostike paraqesin format seronegative të Artritit reumatoid që mund ti i ngjasojnë Osteoartritit ( ndoshta në vizitën e parë , më pas cdo gj ë bëhet e qartë), – tregoi dr. Jehona.
Ajo ndau disa këshilla për pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid.
Cdo dhimbje në nyje , mpirje , shtangim mëngjesor , ënjtje duhet të ju bëjë të lajmeroheni te mjeku I familjes , më pas me rekomandim të tij te reumatologu! Fatmirësisht janë mjekët e familjes qe cdo ditë bëjnë një punë shumë të mirë , triazhim të drejtë të pacientëve drejt dyerve të ambulancave specialistike reumatologjike! Aty jemi cdo dite , mund të vizitoheni , të konfirmojmë apo përjashtojmë dyshimet tuaja dhe tonat! Sëmundjet reumatologjike nuk janë vetëm “së mundje të moshës “ , të paktën jo të gjitha ! Në dyert tona , në klinikën e Reumatologjisë QKUK, cdo ditë shohim raste të reja të moshave nga 18 vjec e tutje që diagnostikohen jo vetëm me Artrit reumatoid por edhe së mundje tjera autoimune ( lupus , skleroze sistemike , Spondilit ankilozant ) etj ! Diagnostikimi i hershëm pasuar nga trajtimi në koh janë sukses Iimadh pasi shpëton jo vetëm individi por familjen , shoqërinë tonë, nga shkalla e lartë e humbjes së kualitetit të jetës , invaliditetit , pensionimeve në moshë të re e shumë pasojave të tjera, – përfundoi ajo.
/Gazeta Shneta/