Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka treguar se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Por gjatë konferencës ai ka bërë një gafë pasi për të shfletuar letrat ai ka lëpirë gishtin e madh të dorës. Ky veprim në kohën e koronavirusit konsiderohet si rrezik për infektim.
Mjekët kanë rekomanduar vazhdimisht që të mos preket fytyra me duar, e aq më pak që gishtat të futen në gojë pasi kështu mund të transmetohet virusi në rrugët e frymëmarrjes. /Gazeta Shneta/