Cista pilonidale formohet përgjatë kofshëve dhe merr formën e një qeske. Ajo shfaqet në pjesën e sipërme të anusit, më konkretisht në mollaqen e majtë. Përbëhet nga lënda e mbetur e lëkurës dhe e flokëve. Qimet që rriten përbrenda irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë inflamacion dhe krijimin e kësaj ciste.
Cista pilonidale mund të ndodhë për shkak të presionit të tepërt dhe të vazhdueshëm në zonën sakrokokigale. Gjithashtu, mund të përkeqësojë një cistë tashmë ekzistuese, transmeton Gazeta Shneta.
Këto cista pilonidale shfaqen më shpesh dhe janë më të zakonshme tek burrat sesa tek gratë. Ato ndodhin në mes moshave 16-25 vjeçare. Simptomat kryesore janë ethet, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, skuqje dhe butësi mbi shtyllën kurrizore dhe kullimi i qelbës nga hapja në lëkurë.
Në rast se ju është shfaqur kjo shenjë, vizitoni sa më herët mjekun me qëllim që të mos përkeqësohet gjendja./Gazeta Shneta/