Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos e mbani beben gjatë në krahë, ja çfarë mund t’i ndodh

Këshilla për shtatzëna 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që të gjithë ne na pëlqen që t’i mbajmë fëmijët në krahë.

Si ta kuptoni që është koha për ta mbajtur fëmijën në krah dhe koha për ta lëshuar atë?

Fëmijët kanë nevojë për shtrëngime, ngrohtësi dhe kontakte fizike me prindërit. Kur ato ju drejtojnë duart për t’i marrë në krah, duhet të mendoni nëse është koha e duhur për ta bërë këtë.

Kur ju e mbani fëmijën tuaj gjithë kohës në krah krijoni një lloji varësie midis teje dhe fëmijës tënd. Por kjo është shumë e gabuar pasi fëmijët duhet të jenë të pavaruar në jetë dhe të informuar që jo gjithçka dëshirojnë mund të plotësohet.

Ja cilat janë disa nga sjelljet e pritshme të fëmijës kur ju e mbani më shumë seç duhet në krah:

Është gjithmonë i varur nga dikush tjetër.
Pret që ju të jeni gjithmonë pranë tij dhe e përjeton shumë keq ndarjen nga ju.
Fillon të qajë dhe të shqetësohet sapo ju i humbisni nga sytë.
Refuzon të bëj diçka i vetëm apo qoftë dhe të mësojë të ecë.
Por duhet të jeni shumë të informuar për të krijuar një ekuilibër ndërmjet kohës që e mbani fëmijën në krah dhe asaj gjatë së cilës e lini vetëm. Në rastet kur ju e merrni fëmijën në krah shumë rrallë, ka mundësi që fëmija të shfaqë këto lloji sjelljesh:

Fillojnë të ndihen të mërzitur dhe ndoshta të vetmuar.
Hezitojnë shpesh të mendojnë që prindërit nuk i duan.
Nuk ndihen rehat kur ju i merrni në krah.
Humbet interes për atë çka ndodh rreth saj.
Po kur fëmijët fillojnë të qajnë, a duhet t’i marr në krah?

Së pari duhet të tregoheni të kujdesshëm për të kuptuar arsyen pse fëmija po qan. Nëse ai e bën këtë për të tërhequr vëmendjen tuaj apo sepse diçka nuk shkon me të. Nëse ai e bën këtë për të tërhequr vëmendje atëherë nuk duhet ta merrni në krah, sepse pas kësaj ai do të qajë vazhdimisht që ju ta merrni në krah. Por kur ai ka një shqetësim tjetër duhet ta merrni në krah sepse kjo e bën atë të ndihet më mirë dhe të qetësohet.

Po kur bebet qajnë gjatë natës, po e bëjnë këtë për vëmendje?

Kur bebet qajnë gjatë natës ju i merrni menjëherë në krah ose i jepni diçka për të pirë, por nuk duhet të veproni kështu. Ditën e parë kur bebi fillon të qajë gjatë natës afrohuni pranë tij dhe filloni t’i flisni, por pa e prekur. Ditën e dytë afrohuni pranë tij, por mos i flisni dhe qëndroni sërish pa e prekur. Ditën e tretë mos qëndroni fare pranë tij, por sigurohuni që ai ta dijë që ju jeni në dhomë. Në këtë mënyrë ai mësohet që të mos ketë nevojë për ju kur qan dhe gradualisht të ndalojë së qari gjatë natës. /Kids’Time/

Artikulli paraprakShqiptari rrëfen se si u martua me një gjermane për letra
Artikulli i rradhës Pediatria në kushte të mjerueshme, ‘turp për Ministrinë e Shëndetësisë’

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.