Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos ia bëni këtë foshnjës tuaj asnjëherë!

Këshilla për shtatzëna 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të mbështjellësh shtrëngueshëm foshnjën për ta qetësuar para se ta vendosësh në gjumë, mund të bëjë që foshnja të vuaj nga dhimbje të ijëve përderisa rritet.

Doktorët australianë janë duke i paralajmëruar prindërit e rinj për efektet e dëmshme të mbështjelljes apo lidhjes së foshnjave – një teknikë kjo e njohur edhe në Kosovë, ku nënat shpesh i mbështjellin fort foshnjat e tyre, duke ua vendosur krahët poshtë për t’i mbështjellë më pas në një batanije.

Edhe pse metoda ka treguar sukses për qetësimin e foshnjave, studimi i “Medical Journal of Australia” thotë se kjo metodë mund të ketë pasoja të mëvonshme në foshnje përderisa rritet, transmeton Gazeta Express.

Mbështjellja e foshnjës me batanije dhe shtrëngimi i saj, mund të bëjë që foshnja të ketë probleme me ije më vonë.

Studimi është bazuar në rritjen e numrit të rasteve me probleme me ije gjatë viteve të fundit, thuhet sipas Daily Telegraph.

Foshnjat duhet të jenë në gjendje që t’i lëvizin lirshëm këmbët dhe krahët përderisa janë duke fjetur, thuhet sipas studimit.

Foshnjat që diagnostikohen me probleme në ije kur arrijnë moshën e ecjes, duhet ose të mbajnë mbajtëse në këmbë ose t’i nënshtrohen një operacioni për të rregulluar problemin.

Dr. Matthias Axt, një ortoped në Spitalin e Fëmijëve në Westmead, tha se kishte më pak raste me probleme në ije tek fëmijët të cilët nuk ishin lidhur kur kishin qenë foshnje.

Artikulli paraprakTeknikat për përtëritje
Artikulli i rradhës Vaji, kura më e mirë e bukurisë për fytyrën

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.