Studiuesit thonë se moti dhe temperatura duket se kanë pak ndikim në transmetimin e koronavirusit të ri që shkakton Covid-19.
Ata thonë se sjellja njerëzore siç është mbajtja e maskës dhe distancimi fizik janë faktorë shumë më të rëndësishëm në këto momente që duhet përfillen, shkruan Healthline, përcjell Gazeta Shneta.
Ata vërejnë se respektimi i këtyre praktikave të sigurta mund të zvogëlojë transmetimin e Covid-19 si dhe rrezikun e gripit.
Andaj, studiuesit në Universitetin e Teksasit, thonë se koronavirusi i ri përhapet me të njëjtën efikasitet, pavarësisht nga temperatura dhe lagështia e ajrit.
“Ndoshta kjo zhduket me nxehtësi dhe dritë. Duket sikur është kështu”, tha Presidenti Donald Trump në atë kohë.
Studimi i ri bie ndesh me atë spekulim. Sjellja njerëzore, mbetet faktori më i madh në përhapjen e Covid-19.
“Nuk është ajo që bën temperatura, por ajo që bëjnë njerëzit”, tha Dr. Aaron Glatt.
Rreziqet janë më të larta në rajone të dendura urbane, me ndërveprim të lartë shoqëror dhe mungesë të protokolleve të distancës sociale – theksoi profesor Dev Niyogi. /Gazeta Shneta/