Moti sot në Kosovë pritet të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Kushtet atmosferike, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të jenë stabile dhe pa reshje.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 12°C, derisa ato maksimale nga 25 deri në 29°C.
Era parashihet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.


