Ndodh mrekullia me kancerin, gruaja amerikane që kishte një kancer të shpërndarë në tërë trupin, dhe që nuk i bënte punë as kimioterapia së fundmi ajo ka arritur të fuqizojë sistemin e saj imunitar.
E, terapi imunitare bëjnë edhe mjekët e QKUK-së, derisa ky lloj i terapisë përdoret pas shkallës së tretë të kancerit por që nuk pritet të ketë rezultate të mëdha.
Derisa, shërimi i gruas në Amerikë, paraqet rastin e parë të shërimit me anë të kësaj procedure pasi që kanceri i gjirit kishte arritur shkallën më të vonë. Qelizat e sistemit imunitar kanë shkatërruar ato të kancerit që ishin të shpërndara gjithandej në trupin e saj.
Shumë medie botërore lajmin e shërimit të 49 vjeçares e dhanë në ballinat kryesore, pasi që kimioterapitë nuk po ndikonin aspak në përmisimin e gjendjes së pacientës.
Ndërsa, mjekët nga Instituti i Onkologjisë në QKUK kanë folur për Gazetën Express, duke dhënë detaje të tjera rreth këtij trajtimi. Drejtori i institutit, Ekrem Hyseni ka thënë se kjo terapi përdoret në shkallën e katërt të terapive për kancerin, por ai thotë se rezultatet nuk janë aq shumë shpresdhënëse.
“Studimet e reja janë duke shkuar në drejtim të imunoterepaisë. Zakonisht përdoret në shkallën e katërt dhe imunoterapia në përgjithësi e ka dhënë një rezultat deri në disa vite, një vit një vit e gjysmë. Në fillim jep përgjigje të mirë, po e humbë shpejtë përgjigjen. Pas 11 muajve prapë situata kthehet edhe ma keq. Ideja është me ja shtua jetëgjatësinë”, sqaron Ekrem Hyseni.
Ai ka shtuar më tej se: Ne i përdorim disa lloje të imunoterapisë, interferomin e japim te melanoma gjatë gjithë kohës. Inferferomi jepet edhe tek karcinoma e melqisë. Jepen këto, po efekti i humbë shpejtë. Imunoterpapia është efekt i përkohshëm. Qelizat imune nuk hekën kurrë”, tregon onkologu Hyseni.
Ky sukses i pacientës në SHBA, ka dhënë sinjale të shpresës edhe për pacientët e tjreë që mund të gjejnë shërimin me anë të kësaj terapie.