Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një tender me vlerë 90 mijë euro për shërbimet e bufesë.
Në njoftimin e kontratës për tender “Shërbimet e bufesë në MSh” thuhet se kohëzgjatja e saj është për tre vite, shkruan Gazeta Shneta.
Për shërbimet e bufesë me vlerë 90 mijë euro ka përfituar kompania “SHQIPONJABFB”.
Kontrata është nënshkruar më 16 prill. /Gazeta Shneta/