MSH: Sigurohen të gjitha vaksinat për mbrojtjen e fëmijëve

2017-03-02 në ora 10:17

Në bazë të Programit të Zgjeruar të Imunizimit, rreth 140.000 fëmijë kosovarë deri në moshën 18 vjeç do të jenë të vaksinuar dhe të mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinave.

“Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se te gjithat vaksinat për Programin e Zgjeruar të Imunizimit (PZI) për vitin 2017 janë siguruar dhe dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP)”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Sigurimi i vaksinave është bërë në bashkëpunim me UNICEF-it, që e ka përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë me prokurimin e vaksinave, duke i blerë vaksinat cilësore dhe pa fitim.