E mbështetin të gjithë pediatrit: edhe të sapolindurit prej pak javësh mund të dalin në ajër të pastër, jo vetëm munden, por është e këshillueshme. Nëse nënat lindin gjatë dimrit, asgjë s’i ndalon ato dhe foshnjat për të bërë një shëtitje të bukur qetësuese dhe antidepresive.
Në fakt, të dalësh nga shtëpia me të voglin është një armë kundër melankolisë post lindjeje, të bën të ndihesh më pak vetëm dhe e izoluar. Nëse jashtë bën ftohtë, shqetësimi kryesor i nënës (por edhe i familjarëve të tjerë) është mundësia që fëmija mund të sëmuret. Në realitet, me përjashtim të ngricave, dimri është i manovrueshëm edhe me karrocë. E rëndësishme është të mësosh të veshësh në mënyrë të përshtatshme të sapolindurin dhe të kesh me vete gjithçka duhet për të, edhe për rehatinë e nënës.
Disa këshilla për shëtitjet në mot të ftohtë
Veshje pambuku – Një gabim i përbashkët i nënave të reja në fëmijën e tyre të parë, është që e veshin atë me kanotiere ose trupore leshi ose elastike. Edhe pse janë të rrallë tanimë, në shitje gjenden ende body-trupore leshi shumë të rënda dhe që rrezikojnë të bëjnë me djersë të porsalindurit. Në kontakt me lëkurën, duhet të përdoret vetëm pambuk dhe lino. Këto përbërje ndihmojnë ajrosjen dhe e mbajnë lëkurën të thatë, duke shmangur edhe irritimet më të vogla.
Tutat peshqir – Në krahasim me xhinset mikroskopike dhe bluzat po aq të vogla, tutinat klasike me përmbërje peshqiri janë cilësore për fëmijën dhe i japin foshnjës një pamje glamour. Por, kur bëhet fjalë për foshnjat, fokusi është komoditeti. Tutina e peshqirit, me sustat klasike, mban ngrohtë pa e futur ajrin brenda dhe pa e djersitur. Sipër tutinës, nëse bën vërtet shumë ftohtë, mund të vishet një bluze sportive me kapuç prej pambuku, por jo shumë e trashë.
Xhupi trupor – Shkollat e mendimit, ose preferencat e nënave janë dy: disa preferojnë xhupin trupor me kopsa për beben, ndërsa të tjerat ose mbajtësen e bebes me material fësheje jashtë dhe pambuk brenda. Ky i fundit ka avantazhin që fëmija nuk bezdiset dhe nuk qan në momentin që e fut brenda, sepse nuk vishet.
Karrocë apo mbajtëse trupore – Kur moti është shumë i ftohtë, karroca jep idenë e mbrojtjes më të mirë për fëmijën nga era dhe të papriturat e kohës. Kjo është falë ndërtimit të karrocës ku fëmija e shtrirë është i mbrojtur dhe i mbuluar nga të gjitha anët. Por, ndryshe nga mendimi i zakonshëm i masës,edhe në dimër mbajtësja përpara nënës është komode dhe garanton ngrohtësi për foshnjen. Në këtë rast, është mirë ta veshësh me xhupin trupor fëshe. Për të mos harruar kurrë: kapuçin dhe dorashkat, edhe pse këto të fundit janë të destinuara të përfundojnë në tokë brenda pak sekondave. Përpos të gjithave, mbajtësja përpara nënës është ideale edhe në rastin e motit me shi apo dëborë, sepse i lehtëson nënës mbajtjen e çadrës.
Kujdes duart e nënës – Ndodh pothuajse gjithmonë: kur kujdesesh për një të sapolindur, harrohet vetja. E nëse bën shumë ftohtë, është e zakontë që nënat dalin pa dorashka, e më pas shtyjnë karrocën me dy copa akulli në vend të duarëve. Në këto raste, çanta e shpëtimit është thelbësore. Me ç’ta mbushësh? Me një kapuç rezervë për foshnjen (në rast se e hedh në tokë), një çadër që bëhet e vogël, një pelerinë shiu dhe një palë dorashka për mamanë./kidstime.al/