A mund ta ushqeni foshnjën me gji derisa jeni shtatzënë, tregon mamia Razije Musa

2018-07-27 në ora 11:12

Shqetësimet e nënave janë të shumta, dhe specialistët mjekësorë janë pothuajse gjatë tërë kohën prezent për t’ju ndihmuar.

Kështu së fundmi mamia Razije Musa ka treguar për disa problematika që nënat e pyesin privatisht atë, shkruan Gazeta Shneta.

Qështja ka të bëjë me ushqyerjen e bebes me anë të gjirit derisa nëna është shtatëzënë, kjo sipas mamisë është krejt normale. Ajo ka shtuar se mund t’i jepni gji të dy fëmijëve dhe nuk paraqet problem.

Për më shumë shikoni postimin e mamisë: Pa asnjë problem ju mund ta ushqeni beben tuaj me gji edhe nëse jeni shtatëzënë. Madje po deshët ju mund të ju jepni gji të dy fëmijëve por sipas meje është mirë që nga fundi i shtatëzansisë të pauzohet në mënyrë që fëmija tjetër të mund të mar kulloshtrën që është shumë e pasur me antitrupa. Gjithsesi ju mund të vazhdoni gjidhënien pa i shkaktuar dëm asnjëres palë./Gazeta Shneta/