Vitet e fundit, një nga temat më të debatuara janë ato që kanë pikë kryesore stresin dhe efektin e tij në jetën e përditshme.
E stresit nuk munden t’I ikin as nënat shtatzëna. Por lind pyetja se a mund të ndikojë stresi I tepërt edhe në humbjen e foshnjes?, shkruan GazetaShneta.
Përgjigja e gjetur nga studimet është JO. Stresi nuk mund të ndikojë në abortin e foshnjes, përcjellë Parenting.
Por është më se e natyrshme që të ndiheni në stres për një kohë të gjatë mirëpo është e rëndësishme që të arrini të balancim brenda ditës, duke u marrë me një aktivitet që njëmend e shijoni, ashtu që për disa momente të cakutara ta hiqni mendjen nga burimi i stresit.
Mënyra më e mirë për të zbutur një gjendje të tillë është të bisedoni rreth sulmeve të stresit, sepse duke folur rreth tyre do ta keni më të lehtë që t’I kontrolloni më pastaj.
E nëse nuk ndiheni rehat t’i diskutoni këto informacione me familjarët, atëherë bëni mirë të drejtoheni tek ndonjë psikolog apo edhe me mjekun tuaj.
Në raport me punën
Nëse burimi i stresit tuaj është i lidhur me vendin e punës, atëherë ju duhet të lini një takim me punëdhënësin tuaj dhe ta shqyrtoni gjendjen tuaj së bashku. Ju mund të arrini në përfundim që juve ju duhet të merrni një orë më shumë pauzë apo të qëndroni 1 orë më pak në orarin e punës.
Edhe pse stresi nuk lidhet drejtëpërdjreteë me abortin, ju duhet të bëni kujdes me presionin që mund ta ndjeni. /GazetaShneta/