Shumë prindër anembanë botsë përdorin vajin e ullirit për masazhimin e foshnjave.
Megjithatë, studimet kanë bërë të ditur se vaji i ullirit nuk mund të jetë alternativa më e mirë për të masazhuar babin. Nëse fëmija juaj ka lëkurë të thatë nuk është mirë të përdorni vajin e ullirit.
Vaji i ullirit ka sasi të ulët në një acid yndyror të quajtur acid linoleik dhe është i pasur me një tjetër acid yndyror të quajtur acid oleik. Acidi linoleik mund të përkeqësojë lëkurën e thatë, ndërsa acidi oleik, nga ana tjetër, mund të bëjë disa shtresa të lëkurës së fëmijës tuaj më të depërtueshme.
Kështu, nëse lëkura është e dëmtuar dhe ka ekzema, acidi oleik mund të ulë lagështinë e lëkurës dhe përkeqëson ekzemën.
Disa ekspertë madje mendojnë se acidi oleik mund të jetë i dëmshëm edhe ndaj lëkurës së shëndetshme, por kjo nuk është vërtetuar ende./pernenat.al/