Fëmija juaj do të duhej që të qëndrojë i ngrohtë, kështu që dushi pas lindjes nuk rekomandohet nga mjekët. Mamitë dhe stafi mjekësor kujdesen që ta mbajnë foshnjën të ngrohtë dhe të pastër.
Kur duhet të filloj ta laj rregullisht fëmijën?
Kjo varet nga ju. Ju mund të mësoheni t’i bëni dush fëmijës që nga dita e parë, ose mund ta keni më të lehtë t’i lani pjesë të ndryshme të trupit në momente të ndryshme, duke lagur copa të pambukta me ujë të ngrohtë dhe duke e pastruar, transmeton portali Per Nenat.
Kujdes!
Të sapolindurit mund të humbasin shumë shpejt nxehtësinë e trupit, prandaj dushi duhet të jetë i shpejtë e të mos zgjasë më shumë se 10 minuta. Sigurohuni që pas larjes të keni gati menjëherë peshqirin dhe ambienti të jetë i ngrohtë.