Një studim i fundit shkencor, i publikuar në të përditshmën, International Journal of Obesity, ka zbuluar se sasia e gjumit që bën fëmiju mund të ketë ndikim të lartë në peshën e tij/saj.
Ky studim ka vëzhguar 422 fëmijë, vajza dhe djem, rreth moshës 5 dhe 10 vjeçare. Investiguesit kanë matur madhësinë e belit, gjatësisë, peshës, dhe kanë pyetur prindërit e tyre se sa orë gjumë bën fëmiju gjatë natës, shkruan Parents.com, transmeton Gazeta Shneta.
20% e djemve dhe 24% e vajzave të testuar ishin me mbipeshë apo obezë, theksojnë studiesit. Sipas tyre, fëmijët që flinin më pak se 10 orë gjatë natës kishin më shumë tendencë për t’u prekur nga obeziteti, sesa ata që filnin më shumë se 12 orë gjatë natës, shkruan Parents.com, transmeton Gazeta Shneta.
Profesori Angelo Tremblay, pjesë e ekipit të studimit në fjalë, tregoi se asnjë faktor tjeter përpos mungesës së gjumit nuk ndikon njëlloj në obezitetin e fëmijëve. Gjithashtu, ai theksoi se ndikim në peshën e fëmijut, nuk luante rol kaq të madh as obeziteti i trashëguar nga prindërit, niveli i edukimit shkollor, të ardhurat financiare, koha që fëmijët kalojnë pranë TV apo kompjuterit, ose aktiviteti fizikal. /Gazeta Shneta/