Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë gjinekologu Dr. Shaban Rexhepi, pak minuta pas ndërrimit të moteve

Lajme 01/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pak minuta pas ndërrimit të moteve ka ndërruar jetë gjinekologu i njohur nga Gjilanit Dr. Shaban Rexhepi.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij në rrjetet sociale, të cilët kanë bërë të ditur se Rexhepi ka ndërruar jetë disa minuta pas ndërrimit të moteve, shkruan Gazeta Shneta.

“Sonte pak minuta pas mesnate ndrroi jete dr.Shaban Rexhepi,njeri nder Gjinekologet e pare te Anamoraves”, ka shkruar një familjar i të ndjerit.

Dr. Shaban Rexhepi i lindur ne Llashticë të Gjilanit, studimet e Mjekësisë i kreu në Universitetin e Shkupit duke vazhduar pastaj me Specializimin në Universitetin e Zagrebit. Doktori punoi ne Maternitetin e Spitalit të Gjilani më shumë se 35 vite deri ne pensionim.

Gjinekologu Shaban Rexhepi ndihmoi në ardhjen në jetë të mbi 30 mijë bebeve në Gjilan, Anamoravë dhe me gjerë.

“Dr.Shaban Rexhepi ishte nder Gjinekologet e pare Shqiptar ne regjionin e Gjilanit dhe kontributi i tij gjate viteve deri ne pensionimin e tij ka qen e shume i madh, neper duart e tij kan kaluar me mijra pacient pra ishte shtylla kryesore ne Maternitetin e Gjilani per shum vite,kontributi i tij ishte i madh dhe i pamohushem, perkunder veshtirsive te kohes gjate okupimit.Ka kryer operacione dhe intervenime te shumellojshme, ne dy prej tyre ishte i vetmi ne Kosove.Si specialist i Zagrebit ai kishte besim ne aftest e veta dhe ishte i gatshem te merret edhe me rastet me te renda e te nderlikuara,pra Lindjet e veshtira per te nuk ishin problem.Ky ishte dr.Shaban Rexhepi te cilin do ta kujtojme gjithmon.  Lamtumir doktor,lamtumir daja Shaban,Zoti te shperbleft me Xhehnet!”, ka shkruar njëri nga familjarët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEngjëlli i parë për vitin 2023 “zbret” në Klinikën Amerikane “Behar Kusari”
Artikulli i rradhës Marramendja në tremujorin e fundit të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

IKShPK: 30 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë nga prilli deri në qershor

08/06/2026 Lajme

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

08/06/2026 Lajme

Prevot: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

08/06/2026 Lajme

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

08/06/2026 Lajme

Mbi 35 mijë shërbime ambulatore gjatë majit në Spitalin e Gjakovës

08/06/2026 Lajme

Angli: Mbi 15 mijë vdekje në vit lidhen me pritjet e gjata në urgjenca

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.