Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndikimi i dezinformatave rreth përdorimit të pilulës kontraceptive tek gratë

Femina 16/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Efektet anësore negative dhe keqinformimi në rrjetet sociale po bëjnë që shumë gra të reja të mos i besojnë më pilulës kontraceptive.

Kur u prezantua për herë të parë në vitet 1960, pilula ishte revolucionare për autonominë riprodhuese dhe fuqizimin e grave.

Kohët e fundit, megjithatë, ajo është bërë burim mosbesimi, pasi shumë gra raportojnë se ndihen më të ngarkuara sesa të çliruara nga rreziqet e mundshme, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Arsye për të hequr dorë nga pilula” – titullohet një video në TikTok me 18,000 shikime, ku një grua tregon përvoja negative, përfshirë humbjen e dëshirës seksuale. Një tjetër video shfaq fotot “para dhe pas” të një të reje, me përshkrimin: “shenjë që të mos fillosh pilulën nëse nuk do të shtosh 12 kg”.

Përderisa zhgënjimet nga kujdesi shëndetësor i pamjaftueshëm për gratë i shtyjnë ato të kërkojnë zgjidhje online, ato gjithashtu bëhen më të prekshme ndaj dezinformatave.

“Gratë e reja janë në përgjithësi më të kujdesshme ndaj medikamenteve, dhe rrjetet sociale amplifikojnë tregimet rreth efekteve anësore si shtimi në peshë, ndryshimet e humorit apo rreziqet e rralla, por serioze, si mpiksjet e gjakut,” tha për Euronews Health, Ying Cheong, profesore e mjekësisë riprodhuese në Universitetin e Southampton, Mbretëria e Bashkuar.

Rritja e ndikimit të rrjeteve sociale dhe influencerëve të “wellness”-it ka sjellë një bum përmbajtjesh shëndetësore – veçanërisht për tema të nënstudiuara, si endometrioza dhe menopauza.

“Shëndeti i grave ka qenë historikisht i nënfinancuar. Kur buxhetet e spitaleve shkurtohen, gjinekologjia është zakonisht e para që preket, duke lënë gratë përballë pritjeve të gjata të papranueshme,” tha Cheong.

Këto, së bashku me dezinformimin online, kanë rritur përdorimin e aplikacioneve të gjurmimit të ciklit menstrual, që ndihmojnë në identifikimin e ditëve më fertile. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakBarnat për humbje peshe tregojnë efekt tek fëmijët dhe adoleshentët
Artikulli i rradhës I lënduari nga aksidenti në Makovc të Prishtinës ndodhet në gjendje të rëndë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.