Madhësia e gjirit tuaj nuk ndikon në sasinë e qumështit që do të prodhojë. Madhësia varet kryesisht nga indeksi yndyror që ato përmbajnë. Por indet yndyrore nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën dhe sasinë e prodhimit të qumështit.
Për të prodhuar qumësht nevojiten indet e gjendrave të gjirit, të cilat përcaktohen gjatë kohës që jeni shtatzënë. Çfarëdo madhësie të kenë gjinjtë tuaj, ju do të keni mjaftueshëm inde të gjendrave të gjirit për prodhimin e qumështit.
Është e natyrshme që një nënë e re të shqetësohet për sasinë e qumështit që prodhon, por duhet të jeni të sigurta që sa më shumë të ushqehet fëmija, aq më shumë do të prodhoni.
Ndërsa foshnja juaj ushqehet, trupi do të lirojë akoma më shumë prolaktinë, e cila stimulon prodhimin e qumështit.
Në shumicën e rasteve, problemi nuk qëndron në sasinë e qumështit që ju prodhoni, por sa është në gjendje fëmija të pijë.
Ofrojani gjoksin fëmijës disa herë në mënyrë që të siguroheni se nuk është më i uritur. Një i porsalindur ka nevojë të ushqehet disa herë në sasi të vogla sepse stomaku është ende shumë i vogël. /Gazeta Shneta/