Meqenëse, periudha e ciklit menstrual karakterizohet me simptoma të dhimbshme, ekzistojnë disa faktorë që kontribuojnë në zhvillimin e tyre.
Studimi i botuar në revistën Frontiers shqyrtoi nëse jetesa në zonat me nivele të rritura të oksideve të azotit dhe monoksidit të karbonit shkaktojnë dhimbje gjatë ciklit menstrual shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Sipas studiuesve në Tajvan, nivelet e larta të ndotësve të ajrit janë dukshëm më të larta në qytete sesa në fshatra.
Ky studim sugjeron se ekziston një lidhshmëri mes këtyre dyjave.
Në këtë studim morën pjesë 296,078 pjesëmarrëse femra dhe prej tyre 12,514 kishin dismenorre.
Dismenorrea mund të jetë primare dhe sekondare.
Dismenorresa primare, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve është “dhimbja që vjen para ose gjatë periudhës së ciklit menstrual”.
Ndërsa, dismenorrea sekondare është kur një çrregullim themelor në apo pranë organeve riprodhuese është duke shkaktuar dhimbje, dhe kjo mund të zgjasë më shumë se dy ditë.Këtu përfshihet endometrioza, adenomioza, fibroids e shumë të tjera.
Megjithatë, disa gratë mund të kenë dismenorre primare dhe të zhvillojnë atë sekondare.
Gjetjet nga ky studim sugjeruan se gratë që jetuan në zonat ku ndotja e ajrit është shumë më e lartë përjetuar dhimbje më shumë gjatë ciklit menstrual.
Në fakt, rreziku i zhvillimit të dismenorresë ishtë deri në 33 herë më i lartë te gratë që jetonin në zonat me nivele të larta të ndotjes së ajrit.
Kjo supozohet të ndodh si rezultat të ndikimit të prostaglandinës E, e cila shkakton që muskujt në mitrën tuaj të tkurren gjatë periudhave.
Ndonëse nevojitet më shumë hulumtime në lidhje me këtë çështje, rikujtojmë se ndotja e ajrit ndërlidhet edhe me kushte tjera shëndetësore si kancer, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e frymëmarrjes./GazetaShneta/