Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet e shtatzënisë duke filluar qysh nga fytyra, manifestohen me këto gjendje tek nëna

Këshilla për shtatzëna 27/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur jeni shtatzënë, keni një mori ndryshimesh që prisni. Rritja e barkut, fryrja e duarve dhe këmbëve si dhe gjinjtë e zgjeruar duke u përgatitur për ushqyerjen me gji janë disa ndryshime fizike që një grua shtatzënë mund të pres përmes tremujorëve të saj.

Mirëpo, shumë rrallë presim që shtatzënia jonë të sjellë disa ndryshime të paarsyeshme në fytyrën tonë thotë burimi FirstCryParenting, transmeton Gazeta Shneta.

Rritja e prodhimit të hormoneve, rritja e fluksit të gjakut dhe gjasat e efekteve anësore të ndonjë ilaçi që ju duhet të merrni mund të kenë efektin e tij në fytyrën dhe lëkurën tuaj.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Këtu janë disa ndryshime që mund të prisni në fytyrën tuaj, ndërsa përparoni në fazat e ndryshme të shtatzënisë.

– Hunda e fryrë

Rritja e qarkullimit të gjakut në mukozën tuaj bën që hunda juaj të fryhet gjatë shtatëzanisë.

Fajtor për këtë process është prodhimi i rritur i estrogjenit. Hunda juaj do të duket më e madhe dhe më e gjerë. Kjo mund të bëjë që pamja juaj të ndryshojë mjaft.

– Njolla kafe

Ju mund të gjeni veten duke zhvilluar njolla apo pika kafe në të gjithë fytyrën tuaj.

Melasma është një gjendje hiperpigmentimi e shkaktuar nga hormoni që manifestohet në formën e copëzave në ballin, faqet ose mjekrën tuaj.

– Ënjtje e fytyrës

Ënjtja e duarve dhe këmbëve është mjaft e zakonshme gjatë shtatëzanisë. Epo, fytyra juaj do të bëhet edhe më e rrumbullakët dhe më e ftohtë gjatë kësaj faze.

– Humbja e qerpikëve dhe vetullave

Do ta prisni më së paku këtë, por mund të pësoni humbje të qerpikëve dhe rrallimin e vetullave gjatë shtatëzanisë.

Kjo është e zakonshme kur dieta juaj nuk përmban përmbajtje adekuate të proteinave, mungesë vitamine ose mosfunksionim të tiroides.

–  Skuqje e lëkurës

Mbartja e gjithë asaj peshe shtesë mund të rrisë presionin e gjakut që nga ana tjetër ndikon në tonin e lëkurës tuaj. Lëkura juaj e fytyrës do të ketë tendencë të duket gjithnjë e më e kuqe gjatë gjithë shtatëzanisë.

– Aknet

Hormonet e bezdisshme mund të rrisin prodhimin e vajit duke ngritur nivele të sebumit dhe duke bllokuar poret e lëkurës.

Pra, nuk është e pazakontë ta gjesh veten duke u përballur me atë fazë puçrrash përsëritëse.

Edhe pse këto ndryshime mund t’ju bëjnë të ndiheni të hutuar, ka shumë më tepër për të shpresuar. Shumica e këtyre ndryshimeve zhduken pas lindjes. /Gazeta Shneta /

Artikulli paraprakJa pse duhet të shmangni ushqimet e ngurta, deri në 6 muaj e parë të jetës së bebit tuaj
Artikulli i rradhës Kjo shenjë e sëmundjes Covid-19, ka marr vëmendje nga ekspertët shkencor

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.