Meqenëse thika përbën një rrezik të lartë për përdorim tek fëmijët, ekzistojnë disa udhëzime që mund të tregojnë se kur është i gatshëm fëmija juaj ta mbajë një mjet të tillë shtëpiak.
Në të vërtetë, nuk ka një moshë të caktuar se kur fëmija duhet ta përdori thikën.
Megjithatë eksperienca që prindërit kanë mund t’i ndihmojë ata se kur është koha ideale. Njohja e aftësive dhe e përgjegjësive që fëmija juaj fillon të marrë është një aspekt shumë i rëndësishëm i vlerësimit se kur ai është në gjendje të përdorë thikën.
Në përgjithësi periudha që përkon me fillimin e shkollës fillore duket se është koha ideale. Fëmija fillon të rritet, ka më shumë përvojë dhe njohuri për rreziqet e objekteve dhe situatave të ndryshme. Për më tepër, fëmija në këtë moshë duhet të dijë se cilat janë rregullat për të qëndruar në tavolinë.
Ai e kupton se thika mund të jetë shumë e rrezikshme dhe nuk mund të përdoret për të luajtur. Nëse fëmija nuk e ka kuptuar akoma këtë gjë, duhet të jetë prindi ai që duhet t’ja shpjegojë dhe ta mbrojë.
Çdo fëmijë ka kohën e tij të rritjes. Një fëmijë nga mosha 5 ose 6 vjeç është në gjendje ta përdori me kujdes thikën. Ata e përdorin thikën sikur është një shpatë, sepse ai ende e konsideron atë si një objekt për të luajtur.
Ju duhet t’i jepni atyre sa më shumë informacione dhe sqarime të mundshme rreth përdorimit të saj që ata ta kenë nën kontroll./pernenat.al/