Edhe në Kosovë tashmë është miratuar rekomandimi për vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri Arben Vitia ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim, që fëmijët mbi 12-vjeç të vaksinohen sipas indikacioneve shëndetësore, ndërsa mbi 16-vjeç vaksinim i plotë, shkruan Gazeta Shneta.
“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin:
Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe
Vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/