Shumë nga gratë shtatzëna preferojnë të kryejnë një lindje në mënyrë natyrale.
Sot, pothuajse 20-30% e grave lindin përmes lindjes cezariane në vende të tilla si Britania e Madhe, SHBA dhe Australia shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Por, pse ndodh kjo? – Mbi të gjitha, është një procedurë kirurgjikale që bart rreziqe afatshkurta dhe afatgjata si për nënën ashtu edhe për foshnjen.
OBSH-ja rekomandon një normë të lindjes cezariane nga 10% e jo më shumë se 15%.
Egzistojnë shumë faktorë që kontribuojnë drejt lindjes cezariane e një nga ata është përdorimi i shpeshtë i monitorimit elektronik të fetusit (EFM).
Rritja e numrit të rasteve me lindje cezariane është rritur që nga vitet e 70-ta, ndërsa sot EFM përdoret në rreth 90% të lindjeve në SHBA./GazetaShneta/