Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 268 pacientë me COVID-19.
Gjatë njoftimit të sotëm nga QKUK’ja, prej tyre 166 janë në Klinikat e QKUK’së dhe 102 në shtatë spitalet e përgjithshme, shkruan GazetaShneta.
Ndërsa, në Klinikën Infektive janë 100 raste, 61 me oksigjenoterapi dhe 2 raste më të komplikuara në Mjekimin Intensiv.
“Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.”
“Në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar.”,
“Në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 rate të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara.”, thuhet tutje./GazetaShneta/