Ndryshimet hormonale janë një nga arsyet më të mëdha për lodhjen dhe çështjet e gjumit gjatë shtatzënisë.
Këto ndryshime mund të kenë një efekt frenues mbi muskujt, të cilët mund të rezultojë në gërhatje dhe në gratë me peshë rrit rrezikun e shfaqjes së apnesë së gjumit, shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.
Disa nga çështjet e zakonshme të gjumit që ndodhin ose përkeqësohen gjatë shtatzënisë janë: sindroma e këmbëve të shqetësuara, apnea e gjumit dhe refluksi gastroesofageal i natës/ urth.
Andaj, për të trajtuar situatat e pakëndshme të pagjumësisë në kohën e shtatzënisë, juve ju nevojitet të planifikoni dhe ti jepni përparësi fillmisht një orari të rregulltë të kohës së gjumit.
Ndër të tjera, është e preferueshme të ushtroni rreth 30 minuta çdo ditë, pasi ofruesi i kujdesit shëndetësor e ka lejuar një aktivitet të tillë në shtatzëninë tuaj.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Përpiquni të flini në anën tuaj të majtë për të përmirësuar rrjedhën e gjakut dhe ushqyesve në fetusin tuaj poashtu dhe në veshkat si dhe shmangni shtrirjen në shpinë për periudha të gjata kohore.
Në rast të pengesave të theksuara të pagjumësisë për shkak të rritjes së barkut, përdorni një jastëk shtatzënie për t’ju mbështetur në një pozicion të rehatshëm.
Mos harroni: Pini shumë lëngje gjatë ditës, veçanërisht ujë dhe ulni sasinë që pini 2 orë para gjumit dhe ndaloni së ngrëni ushqime pikante, acide ose të skuqura dhe hani vakte të shpeshta më të vogla gjatë gjithë ditës. /Gazeta Shneta/