Të jesh nënë nuk është fare e lehtë, por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga gjëra të tjera sikurse puna.
Këtë më së miri e ilustron kjo nënë e cila ka postuar fotografi në rrjetet sociale ku shihet se derisa është në punë, ushqen me gji fëmijët e saj binjakë, transmeton Gazeta Shneta.
Fotoja e cila u shkrep nga bashkëshorti i artistes Hein Koh, la me gojë hapur të gjithë kritikët që mendojnë se nënat ushqyese nuk mund të punojnë.
Koh e cila është artiste, ka thënë se me këtë foto ka dashur ta kundërshtoj mendimin e artistes serbe Marina Abramovic se nënat që lindin fëmijë nuk mund të merren me art.
“Meshkujt janë të lirë të merren me art edhe kur bëhen prindër, ndërsa nënat artiste që lindin fëmijë nuk merren më seriozisht për ambiciet dhe kreativitetin e tyre”, ka deklaruar artistja amerikane. /Gazeta Shneta/