Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Nëna Kangur”, ja çfarë rëndësie të madhe ka për beben prematurë

Këshilla për shtatzëna 24/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Nëna Kangur” është një metodë e re për trajtimin dhe kujdesin ambulator ndaj fëmijëve prematurë dhe atyre nënpeshë. Ngrohtësia, qumështi i nënës dhe pozicioni kangur përbëjnë thelbin e kësaj metode.

Lidhja e ngushtë që krijohet midis nënës dhe fëmijës është ajo që i bën të vegjlit të mbijetojnë. Stimuli i vazhdueshëm përmirëson ritmet e frymëmarrjes dhe ato kardiake. Zëri i nënës, përkëdhelitë e saj, familja, të gjitha këto shërbejnë si nxitës mjaft pozitivë nga pikëpamja neurologjike dhe njohëse.

Roli i kësaj metode

Metoda e nënës kangur është një model që meriton t’i kushtohet vëmendje, pasi ajo ngre në nivele më të larta mbijetesën e foshnjeve si dhe siguron një cilësi jete më të mirë. Por më shumë se çdo gjë tjetër metoda e nënës kangur siguron nje raport dhe lidhje të ngushtë nënë-fëmijë.

Si funksionon?

Me të shkuar në shtëpi, nëna kujdeset për beben e saj në mënyrë të vazhdueshme e të ngjashme si në rastin e trajtimit të bebes kangur, duke e mbajtur atë nën veshjen e saj, në kontakt me lëkurën e saj.

Bebja vendoset mbi gjoksin nënës, në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e saj, në pozicion bretkose, vertikalisht, në mënyrë që të shmangen të vjellat. Bebi duhet të rrijë nën rrobat e nënës, sa më shumë të jetë e mundur, madje edhe kur fle.

Afërsia me nënën, përkëdheljet, zëri i saj, ritmi i zemrës konsiderohen faktorë të rëndësishëm për stimulimin e frymëmarrjes te fëmija si dhe për shmangien e apneas (ndërprerje e menjëhershme e frymëmarrjes).

Kontakti i vazhdueshëm lëkurë me  lëkurë ndihmon ne ruajtjen e temperaturës së duhur trupore dhe stimulon zhvillimin e një lidhje të ngushtë emocionale nënë-fëmijë. Dashuria, ngrohtësia dhe qumështi i nënës janë thelbi i metodës  “Nena kangur”. /pernenat

Artikulli paraprakNënat duhet t’i dinë këto gjëra për ushqyerjen me gji në plazh
Artikulli i rradhës Burrat që duan të bëhen prindër, kështu mund ta përmirësojnë cilësinë e spermës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.