Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës një nënë ka sjellë në jetë fëmijë binjakë.
Gjatë ditës së djeshme në këtë spital janë kryer vetëm katër lindje. Një prej nënave ka lindur fëmijë binjakë.
Ndërkaq në repartin e Emergjencës 305 pacientë janë trajtuar, ndërsa 21 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 225 pacientë që në total kanë bërë 4,072 analiza. 9 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.