Një fotografi e shpërndarë në Instagram nga një nënë, tregon barkun e saj në javën e 30-të të shtatzënisë dhe 4 ditë pas lindjes me prerje cezariane.
“Nuk është fotografi artistike, por tregon trupin e nënës e cila solli në jetë një bebe”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Shneta.
“Këto janë shenjat e lindjes, por ky trup solli një jetë tjetër. Një qenie të vogël humane. E kam mbajtur për nëntë muaj, e kam mbrojtur dhe përgatitur për ta lindur. Në fakt, ky trup ka bërë gjithçka që nuk kam dashur ta bëja”, ka shkruar ajo.
“Askush nuk e ka trupin e njëjtë dhe unë dua ta thyej stigmën e shoqërisë. Të bëjmë gjëra që duam e jo se si na shohin të tjerët”, ka shtuar kjo nënë. /Gazeta Shneta/