Persona të gjinisë mashkullore të identifikuar këto ditë, kanë konsumuar produkte pastrimi të lëngshëm gjatë fundjavës në përpjekje të gabuara për të shmangur COVID-19, sipas Qendrës ‘Poison Georgia’.
Të dy burrat kishin histori të problemeve mendore dhe pritet të shërohen tutje shkruan SeattleTime.
Drejtori i Toksikologjisë, Gaylord Lopez, tha se ai nuk e di nëse burrat kanë njohuri mbi rolin e kimikateve, por ata i konsumuan këto helme sepse dëgjuan për deklaratat e Presidentit Donald Trump
“Kur përzieni zbardhuesin me lloje të caktuara të kimikateve, prodhoni një reagim që mund të shkaktojë lëshimin e gazrave të dëmshëm dhe toksikë, dhe nëse thithni mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktoni një pneumoni kimike,” tha Lopez transmeton Gazeta Shneta.
Lopez vuri në dukje se të jetosh përmes një pandemie mund të jetë veçanërisht e vështirë për të sëmurët mendorë. /Gazeta Shneta/