Urina ka tendencë të merr ngjyrë më të errët kur trupi juaj dehidrohet gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ndoshta thjesht nuk jeni duke pirë ujë të mjaftueshëm, thotë Karen Deighan, MD, FACOG, kryesuese e departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Memorial të Gottlieb të Sistemit Shëndetësor të Universitetit Loyola. Kur jeni shtatzënë, duhet të pini edhe më shumë ujë se sa keni konsumuar para shtatzënisë.
“Edhe nëse mendoni se jeni duke pirë shumë, ju nuk jeni duke marrë sasi të mjaftueshme”, thotë Deighan, transmeton Gazeta Shneta.
Hyperemesis gravidarum – sëmundja e rëndë në mëngjes që shkakton të vjella të tepruara – mund t’iu bëjë të dehidroheni rëndë. Rreth 1 në çdo 200 gra shtatzëna përjetojnë këtë gjendje, dhe zakonisht ndodh në tremujorin e parë.
Nëse pini më shumë ujë dhe urina juaj është ende e errët, mund të jetë një shenjë e një problemi të mëlçisë dhe duhet të vlerësohet nga mjeku.
Gjithashtu, në rast se vëreni gjak në urinim apo djegie gjatë urinimit, paraqituni menjëherë tek gjinekologu./Gazeta Shneta/