Koronavirusi mund të prekë çdo pjesë të trupit, nga mushkëritë në zemër dhe madje edhe në tru.
Në fakt, gjithnjë e më shumë kanë dalë hulumtime në lidhje me ndjeshmërinë e trurit ndaj Covid-19, shkruan burimi BestLife, transmeton Gazeta Shneta.
Dhe hulumtimi i ri po nxjerr në pah faktin se një nga dhimbjet më të shpeshta që njerëzit përjetojnë mund të jetë një simptomë neurologjike në lidhje me virusin.
Sipas një studimi të fundit, një dhimbje koke mund të mos jetë diçka shqetësuese por thjesht një dhimbje e zakonshme.
Mirëpo, pa anashkaluar dhe faktet se kjo gjendje mund të jetë një shenjë që mund të keni një përkeqësim të rastit me Covid.
Studimi i botuar, në revistën ‘Annals of Clinical and Translational Neurology’ me 5 tetor, përfshiu 509 pacientë me koronavirus në spitale të ndryshme të ‘Mjekësisë Veriperëndimore’ në zonën e Çikagos.
Studiuesit zbuluan se gati 38 përqind e këtyre pacientëve përjetuan dhimbje koke në një moment në rrjedhën e sëmundjes së tyre.
Sipas gjetjeve të tyre, ata me Covid të rëndë kishin më shumë të ngjarë të përjetonin këtë simptomë neurologjike sesa të tjerët. /Gazeta Shneta/